Rekord historik për Elseid Hysajn, 94 ndeshje, një jetë me Kombëtaren

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 15.10.2025, 11:45

Elseid Hysaj shkruan historinë në futbollin shqiptar. Mbrojtësi 31-vjeçar është bërë zyrtarisht lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares, duke arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh me fanellën kuqezi.

Hysaj u fut në fushë në minutën e 77-të të miqësores ndaj Jordanisë, në “Air Albania”, duke kaluar në librin e artë të rekordeve dhe duke lënë pas Lorik Canën, i cili mbante rekordin me 93 ndeshje.

Që nga debutimi i tij në vitin 2013, Hysaj ka qenë sinonim i stabilitetit dhe profesionalizmit në Kombëtare, pjesë e skuadrës që ka bërë histori në Euro 2016 dhe Euro 2024. Me përvojën, karakterin dhe përkushtimin e tij, ai është kthyer në një figurë simbol të brezit të artë të futbollit shqiptar.

Mbrëmja e rekordit u shoqërua edhe me një fitore spektakolare: Shqipëria 4-2 Jordania, në një miqësore që do të mbetet në kujtesën e tifozëve jo vetëm për golat, por për momentin historik të një lideri që nuk ndalet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit