Ktheu banesën në magazinë armësh, lihet në burg 38-vjeçari fierak

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.10.2025, 10:51

Gjykata e Fierit la sot në burg Milasim Ramajn, 38 vjeçarin e arrestuar pasi u kap me një arsenal armësh dhe municioni. Ramaj u paraqit sot përpara gjykatës dhe u njoftua me masën e sigurisë, vendim i marrë nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu. Sipas policisë, ndaj tij nisi ndjekja pas një denoncimi të bërë nga emisioni “Piranjat”.

Gjatë arrestimit, në kontroll fizik ndaj 38-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestruan arma që kishte përgatitur për t’u shitur, si dhe 3,500 euro në para të gatshme. Hetimet çuan më tej në zbërthimin e një baze të supozuar armësh në lagjen “Kastriot”, e cila rezulton e pabanuar, por përdorej si depo për ruajtje dhe modifikim armësh.

Nga kontrolli i atij ambienti u sekuestruan një sasi e madhe armatimi dhe municionesh, përfshirë automatikë, pistoleta, karikatorë, silenciatorë dhe sasi të ndryshme fishekësh. Policia e Fierit po vijon veprimet hetimore për të dokumentuar rrjetin e shitjes dhe për të identifikuar blerësit e mundshëm brenda grupeve kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit