“Po vërtetoj ato që ka thënë Shkodra për ty!”/ Fjalët që kthyen sallën e gjyqit në skenë krimi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.10.2025, 10:45

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen tronditëse të gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pak çaste pasi kishte dhënë një vendim gjyqësor kundër familjes Shkambi.

Sipas dëshmisë së dhënë në prokurori nga Ervis Kurtaj, i cili ndodhej në sallë dhe u plagos bashkë me babain e tij, Ragip Kurtaj, gjithçka nisi me një thirrje provokuese të Gjon Shkambit drejtuar gjyqtarit:

Se po vërtetoj ato që ka thënë e gjithë Shkodra për ty, që ti je…”

Pas kësaj fjalie, gjyqtari Kalaja i është përgjigjur me qetësi: “Vazhdo ti, vazhdo!”. Pikërisht në këtë moment, Elvis Shkambi, nipi i Gjonit, ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar në drejtim të gjyqtarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas dëshmisë së Kurtajt, ai ka tentuar të largohet bashkë me babain e tij drejt korridorit për t’i shpëtuar plumbave, por autori ka vijuar të qëllojë edhe ndaj tyre, duke i plagosur të dy.

Nga hetimet rezulton se Elvis Shkambi kishte hyrë në sallën e gjyqit me një armë të tipit “Welt Waffen W. Germany”, ndërsa më vonë, në makinën e Gjon Shkambit, u gjetën edhe 31 fishekë të tjerë, të kalibrit 9 mm, në dukje manovër.

Ndërkohë, edhe Gjon Shkambi është marrë në pyetje nga prokuroria, por dëshmia e tij ka qenë më e kufizuar. Ai është shprehur se “nuk ka vrarë askënd” dhe se “po e marrin në qafë”, duke shtuar se nuk e kishte ditur që do të ndodhte një gjë e tillë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit