Një krim i rëndë tronditi lagjen Gorla në Milano, ku Pamela Gelmini, 29 vjeçe, u vra brutalisht me thikë në banesën e saj nga Gianluca Sonci, 52 vjeç. Ngjarja ndodhi në Via Iglesias, ndërsa fqinjët e alarmuar nga britmat e viktimës njoftuan policinë. Fatkeqësisht, e reja kishte ndërruar jetë në momentin që mbërritën shërbimet e emergjencës.
Sipas hetimeve paraprake, dyshja kishin një lidhje jashtëmartesore, të cilës viktima i kishte dhënë fund. Pas krimit, autori tentoi të vetëvritej duke u plagosur në fyt dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Niguarda. Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje tragjike.