Sekuestrimi i motomjeteve, qytetarët protestojnë sot para Policisë Rrugore

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.10.2025, 09:48

Organizata Drejtësi Sociale ka njoftuar zhvillimin e një proteste përpara Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, në zonën e Kinostudios, ditën e sotme në orën 10:00. Qëllimi i protestës është kundërshtimi i veprimeve të Policisë së Shtetit në lidhje me sekuestrimin e motomjeteve, kryesisht monopatinave elektrike, të cilat sipas organizatës janë konfiskuar në mënyrë të paligjshme dhe pa një bazë zyrtare ligjore.

Sipas organizatës, qindra qytetarë janë prekur nga ky aksion, pasi motomjetet e tyre janë sekuestruar mbi bazën e një urdhri të shpërndarë vetëm në rrjetet sociale, pa një dokument zyrtar nga Ministria e Brendshme. Kjo situatë ka shkaktuar jo vetëm kosto financiare të pajustifikuara për qytetarët, por edhe një shkelje të së drejtës për pronën private, duke nxitur reagimin e organizatave të shoqërisë civile.

Protesta e paralajmëruar synon të kërkojë transparencë dhe përgjegjësi nga autoritetet për këtë aksion, të cilin organizata e konsideron të paligjshëm. Qytetarët e prekur janë ftuar të bashkohen për të kërkuar kthimin e mjeteve të tyre dhe për të denoncuar atë që konsiderohet si një shkelje e rëndë ndaj të drejtave të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit