Rritet në 63 numri i viktimave nga zjarri në klubin e natës të Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 15.10.2025, 08:32

Numri i viktimave nga zjarri tragjik që përfshiu klubin e natës “Pulse” në Koçan të Maqedonisë së Veriut është rritur në 63, pasi muzikanti Vladimir Bllazhev-Pancho, anëtar i grupit DNK, ndërroi jetë nga plagët e marra pothuajse shtatë muaj pas incidentit. Ngjarja ndodhi më 16 mars, kur gjatë koncertit të bendit, mjetet piroteknike ndezën tavanin e lokalit të mbushur me mbi 500 persona.

Prokuroria njoftoi se klubi nuk përmbushte pothuajse asnjë standard sigurie dhe kishte dalje emergjente të pamjaftueshme, çka kontribuoi në përhapjen e shpejtë të flakëve dhe numrin e lartë të viktimave dhe të plagosurve, që arrin në rreth 200. Në mesin e viktimave ishin edhe tetë muzikantë të bendit DNK.

Pas hetimeve disa mujore, gjykata konfirmoi aktakuzat ndaj 34 personave, përfshirë pronarë, menaxherë, ish-ministra dhe zyrtarë lokalë, që dyshohet se kanë pasur përgjegjësi direkte apo indirekte për tragjedinë. Gjykimi pritet të nisë së shpejti, ndërsa kjo tragjedi konsiderohet një nga më të rëndat ndonjëherë në klubet e natës në Evropë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit