Bllokohet autostrada Tiranë–Durrës gjatë natës, dalin oraret e reja të qarkullimit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14.10.2025, 21:55

Pas kaosit të krijuar ditën e djeshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka njoftuar ndryshime në planin e menaxhimit të trafikut në autostradën Tiranë–Durrës, për shkak të punimeve rehabilituese në segmentin nga Vorë deri te ura e Dajlanit.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërhyrjet për riparimin e shtresave asfaltike do të zhvillohen gjatë orëve të natës, nga ora 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit, duke nisur nga nata e 14 tetorit.

Në këtë interval orar do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në këto segmente:

  • Vorë – Maminas
  • Maminas – Sukth
  • Sukth – Fllakë
  • Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit
  • Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit

Punimet në çdo segment do të zgjasin 1 deri në 2 ditë, në varësi të kushteve atmosferike dhe ecurisë së punës.

Gjatë bllokimit, përdoruesit e mjeteve duhet të ndjekin itinerarin alternativ: Vorë – Maminas – Katër Rrugët e Shijakut – Durrës.

Pas përfundimit të ndërhyrjeve në drejtimin Vorë–Durrës, do të vijojnë punimet edhe në krahun tjetër të autostradës, Ura e Dajlanit – Vorë, me të njëjtin plan dhe orar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit