Shqipëria argëtohet me Jordaninë, triumfon 4-2 në “Air Albania”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.10.2025, 21:19

Shqipëria ka zhvilluar një ndeshje të bukur dhe plot emocione në miqësoren ndaj Jordanisë, duke triumfuar me rezultatin 4-2 në stadiumin “Air Albania”.

Takimi nisi me ritëm të lartë, me miqtë që u dukën më të rrezikshëm në minutat e para. Portieri Dajsinani u tregua vendimtar kur ndali një rast të pastër të Tamari-t, por pak më vonë Jordania arriti të kalojë në avantazh me një goditje me kokë nga Al-Rashdan.

Kuqezinjtë reaguan në fund të pjesës së parë dhe arritën të barazonin falë një aksioni të nisur nga Bajrami, që detyroi një mbrojtës kundërshtar të devijonte topin në rrjetën e tij.

Në pjesën e dytë, djemtë e Silvinjos u shfaqën më të vendosur. Armando Broja, i sapo futur në fushë, u rikthye te goli pas një periudhe të gjatë mungese, pas një asisti perfekt nga Asllani. Pak minuta më pas, Arbër Hoxha shënoi një gol spektakolar nga distanca, duke e çuar rezultatin në 3-1.

Nedim Bajrami vulosi suksesin me golin e katërt për Shqipërinë, ndërsa në fund të takimit, Jordania shënoi edhe golin e dytë të saj.

Një fitore që i jep moral kuqezinjve për ndeshjet e nëntorit, ku objektivi mbetet sigurimi i vendit në fazën Play-Off.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit