Kosovarja kapet në Aeroportin e Prishtinës me armë zjarri në bagazh

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14.10.2025, 17:43

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Aeroportin e Prishtinës, në bagazhin e një gruaje është gjetur një armë zjarri.

Në njoftimin e policisë thuhet se arma është gjetur në prezencën e të dyshuarës.

“Me datën 14.10.2025 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (në shkuarje) gjatë kontrollit tek gjërat personale si dhe në bagazhin e pasagjeres femër kosovare, nga zyrtarët e X-Rey-it është detektuar një armë zjarri”.

“Policia e Kosovës kësaj informate i është përgjigjur menjëherë në vendngjarje, me ç’rast pas hapjes së bagazhit në prezencën e të dyshuarës është gjetur arma e zjarrit. Lidhur me rastin ndaj të dyshuarës me vendim të prokurorit kujdestar është iniciuar rast për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, thuhet tutje në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit