SI SOT/ Autochthonous, droni që tronditi Serbinë dhe ngriti peshë zemrat e shqiptarëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.10.2025, 15:22

14 Tetori i vitit 2014 do të mbetet përgjithmonë një nga datat më të paharrueshme për shqiptarët kudo që ndodhen. Në atë mbrëmje të tensionuar në Beograd, gjatë ndeshjes eliminatore për EURO 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë, ndodhi një akt simbolik që do të trondiste jo vetëm sportin, por edhe kujtesën historike të kombit.

Një dron i drejtuar nga Ismail (Ballist) Morina fluturoi mbi stadium duke mbajtur një flamur me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, si dhe mbishkrimin "AUTOCHTHONOUS" një mesazh i fortë për autoktoninë shqiptare në trojet e veta. Ky veprim, mes një atmosfere të mbushur me tension dhe dhunë, do të shndërrohej në një simbol krenarie për shqiptarët.

Ajo ndeshje nuk përfundoi në mënyrë sportive, por përfaqësuesja shqiptare do të shpërblente më vonë krenarinë e asaj nate, duke siguruar për herë të parë në histori kualifikimin në Kampionatin Europian "Francë 2016". 14 Tetori u bë kështu një datë e dyfishtë në kujtesën kombëtare: si dita e përplasjes simbolike në Beograd dhe si paralajmërim i një epoke të re për futbollin shqiptar.

Sot, pas 11 vitesh, më 11 tetor 2025, historia u shkrua sërish, këtë herë në fushë. Shqipëria mposhti Serbinë në Leskovac, 1-0, me një gol të artë nga Rey Manaj. Një fitore që peshon sa dhjetë. Me Sylvinhon në krye dhe zemrën kuqezi në gjoks, kjo skuadër po na çon drejt Botërorit 2026.

Nga poshtërimi i Beogradit te triumfi në Leskovac, ky është rrugëtimi i një kombi autoktonas që nuk harroi kurrë, nuk u përkul kurrë dhe nuk do ndalet kurrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit