Shënoi golin historik me Serbinë, Manaj: Kjo fitore është për ta

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.10.2025, 13:59

Me një goditje që sfidoi ligjet e fizikes dhe shpërtheu ndjenjat e një kombi të tërë, Rey Manaj shkroi historinë. Goli i tij ndaj Serbisë nuk ishte thjesht një gol futbolli, ishte një akt krenarie, një kujtesë e asaj se flamuri kuqezi nuk njeh kufij. Në një mbrëmje të zjarrtë, kur çdo pasim kishte aromën e historisë, Manaj u ngrit mbi gjithçka dhe u bë simbol i një fitoreje që do të kujtohet për dekada.

Por më shumë se për rezultatin, ai moment do të mbahet mend për mesazhin. Festa me shqiponjë, nën brohoritjet e serbëve "vritini shqiptarët", shqiponja e Manajt ishte më lart se çdo thirrje anti-shqiptare dhe zemrat rrihnin njësojë kudo që kishte shqiptarë.

Një nga videot e postuara së fundi nga vetë sulmuesi, ka prekur çdo zemër shqiptari, në video duken fragmente nga lufta e Kosovës dhe sipër saj disa fjalë të thjeshta por që peshojnë më shumë se historia: “Kjo fitore është për ta.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit