Gjykata e Tiranës ka dënuar me 15 muaj burg mjekun 42-vjeçar Dervish Hasi për dhunë në familje, duke rikualifikuar fillimisht akuzën për pornografi. Mjeku u arrestua më 18 janar, pasi hetimet zbuluan se ai kishte shfrytëzuar për prostitucion një vajzë të mitur 16-vjeçare, të cilën e prezantonte si “gruan e tij të katërt”. Policia sekuestruar edhe materiale filmike erotike në telefonin e tij, ku shfaqeshin edhe vajza e mitur dhe gratë e tjera të tij.
Familjarët e vajzës thanë se në fillim ishin dakord për këtë marrëdhënie, pasi vajza ishte e bindur nga mjeku dhe ata kishin frikë nga reagimet e saj. Ndërkohë, asnjëra nga gratë nuk pranoi të bashkëpunonte me hetuesit për ngjarjen, ndërsa vetë Hasi gjatë marrjes në pyetje dha përgjigje të kufizuara. Dervish Hasi nuk është i panjohur për drejtësinë; më 2019 makinës së tij iu vunë eksploziv dhe në 2021 emri i tij u përmend në një hetim të SPAK për trafikim armësh. Ky rast vjen si vazhdim i një historie të gjatë dyshimesh dhe hetimesh ndaj tij.
Dervish Hasi, i arrestuar për shfrytëzim të një të miture, kishte një grua në letra dhe dy bashkëjetuese, duke abuzuar prej dy vitesh me një 16-vjeçare që e quante “gruan e katërt”. Në një nga shtëpitë e tij jetonin e veja dhe vajza e Gjin Nikës, i njohur si i forti i Bulqizës, i vrarë në atentat 10 vite më parë, në afërsi të Urës së Tapizës në prill të vitit 2014. Gruaja e parë e Gjin Nikës ishte motra e Dervish Hasit, lidhje këto që po hetohen nga autoritetet.