Albana Koçiu punëson “gazetare”, e nxjerr në terren të pyesë për sekuestrimin e skuterave

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 14.10.2025, 14:00

Niveli i propagandës në vendin tonë ka arritur në stade të frikshme! Ministrat i kanë harruar përballjet me gazetarët dhe konferencat për mediat, madje tashmë kanë punësuar "gazetarë" që në fakt në vend që të bëjnë punën që ka një gazetar, bëjnë PR-in e vendimeve të politikës.

Njëra prej tyre është ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, që daljen në media i ka të kufizuara në ekstremitet, jo sa Erion Veliaj që kishte “alergji” nga gazetarët, por i afrohet shumë.

Në një video të përgaditur duke përzgjedhur me kujdes sinkrone të njerëzve që mbështesin bllokimin e monopatinave, “gazetarja” e Koçiut ka përgatitur një “kronikë” që do ta kishte zili dhe Enver Hoxha nëse do të ishte gjallë sot. Të gjithë qytetarët që pyeten shprehin mbështetjen për këtë nismë, madje disa thonë se është shumë e vonuar.

“Si ju duket vendimi për ndalimin e përkoshëm të monopatinave?” ishte pyetja që Koçiu i kishte kordiunuar “gazetares”, duke e porositur që të marrë vetëm mendimet pozitive dhe mbështetëse të kësaj nisme. Kjo e fundit natyrisht i është bindur 100%.

E gjitha është një situatë qesharake, që tregon frikën dhe pasigurinë që pushtetarët kanë për t’u përballur me pyetjet e atyre pak gazetarëve të lirë që ushtrojnë këtë profesion në vendin tonë. Kjo është e dhimbshme!

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit