Pediatria e Lushnjes si burgu i Spaçit, kushte katastrofike

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.10.2025, 12:17

Nëse dikush do të kishte guximin t’i thoshte ministres së Shëndetësisë Evis Salës e cila detyrën e ka nisur duke qëndruar në Itali të kalonte qoftë edhe pesë minuta në repartin e pediatrisë së Lushnjës, ndoshta do të kuptonte çfarë do të thotë të jesh fëmijë në Shqipërinë e vitit 2025.

Në këtë repart ku shtrohen më të vegjlit, s’ka as shenjë nga ajo që quhet “kujdes shëndetësor”. Ka vetëm mure të zverdhura, krevate të çarë e të ndryshkur, dhe në vend të dyshekëve, disa sfungjerë të hollë që mezi qëndrojnë mbi shtratin e hekurt. Një pamje që të kujton më shumë qelitë e burgut të Spaçit ku torturoheshin të burgosurit e regjimit komunist sesa një ambient ku trajtohen fëmijë të sëmurë.

Në disa dhoma sitauta është edhe më e rënduar, sepse në to nuk nodhet as ndonjë sfugjerë, por e vetmja gjë që ka brenda është drita e diellit dhe kaldaja që pale sa vite ka që nuk punon.

Ndërkohë, nga zyra e saj e rehatshme në Tiranë, ministrja Sala flet për “investime”, “strategji” dhe “përmirësime infrastrukturore”. Po nëse kjo është “strategjia”, atëherë çfarë duhet të ndodhë që dikush të përdorë fjalën “skandal”?

Fëmijët e Lushnjës nuk kërkojnë luks. Nuk kërkojnë as dhoma private e televizorë me ekran të sheshtë. Kërkojnë një krevat normal, një dyshek që nuk të shpon kurrizin, një ambient që të mos të bëjë më shumë dëm sesa vetë sëmundja.

Kjo është pediatria ku ministrja duhet të vijë pa kamera e pa eskortë, të ulet pranë atyre krevateve “copa-copa” dhe të shohë realitetin që nuk e mbulojnë dot më as konferencat e as statuset në rrjete sociale. Sepse kur një fëmijë trajtohet në kushte çnjerëzore, nuk kemi më të bëjmë me mungesë buxheti, kemi të bëjmë me mungesë turpi, një hipokrizi pushtetarësh.

Dhe ky turp dhe kjo hipokrizi nuk mban vetëm firmën e Evis Salës por edhe të ish-minstreve të cilat e rrënuan shëndetësin Ogerta Manastirliu dhe Albana Koçiu. Dhe mesa duket Sala ka zgjedhur të ndjek rrugën e shoqeve të partisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit