Me armën nën jastëk, Aldo Avdylaj u arrestua teksa flinte

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 14.10.2025, 11:34

Operacioni i orëve të fundit i Policisë së Shtetit ka përfunduar me prangosjen e një prej personazheve më të kërkuar të botës së krimit, Elidon Avdylaj alias Aldo Avdylaj. Ai është arrestuar nga forcat Operacionale në një apartament pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, ku fshihej prej ditësh.

37-vjeçari, nipi i Astrit Avdylit, ishte shpallur në kërkim nga SPAK për vrasjen e Edmir Bregut në vitin 2021 një ngjarje që tronditi Durrësin dhe u lidh me përplasjet mes grupeve rivale.

Sipas dosjes hetimore, Aldo Avdylaj ka qenë organizatori i vrasjes së Bregut, i njohur me nofkën “Maloku”. Ai kishte rekrutuar disa persona për ta ndjekur dhe përgjuar viktimën deri në momentin e ekzekutimit.

SPAK ka bërë publik edhe rolin e secilit në këtë skemë kriminale:

  • Astrit Avdyli – porositës i vrasjes,

  • Elidon (Aldo) Avdylaj – financues dhe organizator,

  • Ermir Dedja – ekzekutori (i vrarë në maj 2025),

  • Alfred Doka – vëzhgues dhe ndihmës në atentat,

  • Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume – vëzhgues për lokalizimin e shënjestrës.

Në momentin e ndërhyrjes së RENEA-s, Avdylaj ishte në gjumë. Gjatë kontrollit në apartament, policia gjeti një armë zjarri të fshehur poshtë jastëkut dhe municion luftarak, që më pas u sekuestruan si prova materiale.

Hetimet zbulojnë se vrasja e Bregut ishte pjesë e një zinxhiri hakmarrjesh. Sipas SPAK, Avdylajt e kishin porositur për të marrë hak ndaj një tentative për vrasjen e vetë Aldos. Nga ana tjetër, grupi i njohur si “Rrumi i Shijakut” bashkëpunonte me këtë rrjet kriminal, duke ndarë interesa të përbashkëta në pasuri dhe ndikim në Durrës.

Në komunikimet e përgjuara, “Rrumi” rendiste edhe emrat e radhës që duhej “të hiqeshin qafe”: Lulzim Berisha, Mond Çekiçi dhe në fund Plaurent Dervishaj — një listë që tregon qartë luftën e brendshme për dominim në botën e errët të krimit shqiptar.

Lajm i marrë nga TVA NEWS!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit