Rruga e baltës që po izolon fshatrat e Pogradecit, bashkia asnjë masë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 14.10.2025, 09:51

Rruga që lidh fshatin Dardhas me fshatrat Osnat, Niçë dhe Sterkanj, të Bashkisë Pogradec, është bërë një shqetësim serioz për banorët e zonës. Kjo rrugë është në gjendje të rënduar, e pa asfaltuar dhe me copëza të shpërndara, duke e bërë shumë të vështirë kalimin, sidomos gjatë periudhave me shi.

Banorët ankohen se rruga është bërë e pakalueshme për shkak të baltës dhe dëmtimeve të shumta, duke krijuar rrezik për automjetet dhe duke penguar qarkullimin normal. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga bashkia Pogradec me kryetar, Ilir Xhakolli për riparimin dhe asfaltimin e saj, në mënyrë që të lehtësohet lidhja me fshatrat përreth dhe të përmirësohet cilësia e jetës.

Ndërkohë, situata mbetet shqetësuese për banorët, të cilët shpresojnë që institucionet përgjegjëse të marrin masa sa më shpejt për rikonstruksionin e rrugës dhe të sigurojnë qarkullim më të sigurt për të gjithë.

Mesazhi i qytetarit:

Kjo është rruga nga fshati Dardhas për të shkuar në fshatrat Osnat, Niçë dhe Sterkanj të Bashkisë Pogradec. Një rrugë copë-copë, e pa asfaltuar, me baltë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit