Trump shpall fundin e luftës në Gaza: Pengjet izraelite shkëmbehen me të burgosur palestinezë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.10.2025, 00:47

Një kapitull i gjatë dhe tragjik në Lindjen e Mesme duket se ka marrë fund. Hamas ka liruar pengjet e fundit izraelitë të gjallë, ndërsa Izraeli ka dërguar në shtëpi me autobusë qindra palestinezë të burgosur, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA, Egjipti, Katari dhe Turqia.

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili shpalli fundin e luftës dyvjeçare gjatë një fjalimi në parlamentin izraelit, tha:

“Qielli është i qetë, armët janë heshtur dhe dielli lind mbi një Tokë të Shenjtë që është më në fund në paqe.”

Të njëjtat skena gëzimi u panë në të dy anët: në Tel Aviv, mijëra njerëz u përqafuan e qanin në “Sheshin e Pengjeve”, ndërsa në Gaza familjarët prisnin me lot në sy djemtë dhe burrat që po ktheheshin pas viteve në burgjet izraelite.

Në total, 20 pengjet e fundit izraelitë janë liruar, ndërsa Izraeli ka nxjerrë nga burgjet rreth 2000 palestinezë, përfshirë 250 persona të dënuar për vepra të lidhura me sigurinë.

Trump më pas mblodhi mbi 20 liderë botërorë në Sharm el-Sheikh, Egjipt, për të diskutuar të ardhmen e Gazës dhe një paqe më të gjerë rajonale. Ai nënshkroi një deklaratë së bashku me Egjiptin, Katarin dhe Turqinë, duke premtuar bashkëpunim për rindërtimin e Gazës.

“Tani fillon rindërtimi,” tha Trump. “Ky mund të jetë marrëveshja më e madhe nga të gjitha.”

Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha: mbeten ende pa u gjetur trupat e 26 pengjeve izraelitë që dyshohet se kanë humbur jetën, ndërsa në Gaza mijëra njerëz përballen me mungesë ushqimi, karburanti dhe strehimi.

Lufta dyvjeçare, që nisi pas sulmeve të 7 tetorit 2023, ka shkaktuar rreth 68,000 palestinezë të vdekur sipas autoriteteve të Gazës, dhe ka shkatërruar pjesën më të madhe të territorit.

Trump tha se beson se kjo marrëveshje mund të hapë rrugën edhe për një paqe më të gjerë midis vendeve arabe dhe Izraelit, madje përmendi mundësinë e një marrëveshjeje historike midis Iranit dhe Izraelit:

“Do të ishte e mrekullueshme, apo jo?”

Në të dy anët, lot gëzimi, përqafime dhe shpresa pas dy vitesh lufte që kanë lënë pas vetëm shkatërrim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit