Një flamur gjigand kuqezi është valevitur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Nya Ullevi” të Gothenburgut, ku po zhvillohet ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës. Atmosferë madhështore në tribuna, ndërsa Kosova po udhëheq 0-1 dhe ndeshja po i afrohet fundit.
Nëse rezultati mbetet i tillë, “Dardanët” ngjiten në vendin e dytë të grupit B me 7 pikë, duke lënë pas Suedinë dhe Slloveninë, një formë e shkëlqyer për Kosovën, ndërsa Zvicra kryeson grupin me 10 pikë.
Kjo fitore vjen vetëm pak ditë pas triumfit historik të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac, një fitore që bashkoi mbarë shqiptarinë.