Polici del xhiro me motorin elektrik që i sekuestroi qytetarit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 13.10.2025, 21:11

Pas ndalimit të përdorimit të skuterave elektrikë në të gjithë vendin, duket se disa efektivë të policisë nuk kanë humbur kohë për t’i provuar vetë “mjetet e sekuestruara”.

Në një video që ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, shihet një punonjës policie duke lëvizur me një motor elektrik, shumë e mundur që të jetë një prej atyre që policia ua ka sekuestruar qytetarëve.

Videoja është filmuar nga një qytetar mbrëmjen e sotmen në qytetin e Durrësit.

Me sa duket, efektivi ka vendosur ta çojë personalisht “provën e sekuestruar” drejt komisariatit… në lëvizje!

Ndërkohë, qindra qytetarë që përdorin këto mjete për të shkuar në punë janë lënë pa asnjë alternativë, pasi policia ka bllokuar motorët dhe skuterat, duke u prishur rutinën dhe punën e përditshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit