Drejtuesit e automjeteve u përballën ditën e sotme me trafik tejet të rënduar në autostradën Tiranë-Durrës, për shkak se disa segmente të rrugës janë bllokuar nga punimet që po bëhen.
Qytetarë të ndryshëm kanë raportuar për redaksinë tonë se kanë pritur me orë të tëra të bllokuar në trafik, pa pasur mundësi që të lëvizin. Njëri prej qytetarëve thotë se ka ndenjur 8 orë në trafik: “Kjo është autostrada Tiranë-Durrës. Nga Tirana për në Durrës kemi bërë 8 orë,” shkruan ai.
Ndërsa një tjetër udhëtar i stresuar nga pritja e gjatë, habitet se si në Shqipëri punimet në autostrada bëhen gjatë ditës kur lëvizja është më e madhe, dhe jo natën si në të gjithë vendet e tjera.
“Një bari delesh afrikan ta kishin marrë, do ta kishte menaxhuar më mirë,” thotë ai në një mesazh zanor.
“Pershendetje JOQ jam ne autostraden Tirane Durres që nga ora 14:15 dhe në ketë moment ora është 19:10. Mir që autostrada nuk ka korsi emergjence dhe as xhepa ansor ne rast defekti!! Por në kete menyrë rrezikohet jeta e qytetarve per arsyet e më siperme.
Ne vendet europiane punimet në autostrade behen naten kur trafiku është i reduktuar dhe pa bllokuar rrugën totalish. Ndersa autostrada Tirane Durres i ka te bllokura të dyja korsit duke detyruar qytetaret te dalin ne rrugë dytesore. Realisht nje organizim i mirë me senjalistiken e duhur mund të benin karrexhaten Durres Tirane te kalueshme në dy drejtime per të lehtësuar trafikun,” shkruan ai.
Pamjet e tregojnë qartë kaosin e krijuar nga ky keqmenaxhim i situatës.