Patrulla e policisë s’pyet për rregullat, parkon makinën në rrugë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.10.2025, 18:43

Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë sonë një rast që, për ironi të fatit, tregon se “rregullat vlejnë për të tjerët, jo për uniformat blu”.

Në fotot dhe videot e dërguara, shihet një makinë policie e parkuar në mes të rrugës, duke bllokuar qarkullimin për më shumë se një orë. Sipas denoncuesit, askush nga efektivët nuk ndodhej në automjet, ndërsa qytetarët detyroheshin të devijonin apo të prisnin në radhë.

Ky nuk është rasti i parë ku patrullat e policisë kapen duke shkelur të njëjtat rregulla që pretendojnë se zbatojnë me rigorozitet. Ndërsa drejtuesve të mjeteve u kërkohet disiplinë e respektim i ligjit, duket se disa efektivë e shohin uniformën si “leje speciale” për t’u sjellë mbi ligjin.

Në fund të ditës, qytetari ndëshkohet për parkim të gabuar, ndërsa policia, për të njëjtin veprim, thjesht… “bën detyrën”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit