Bashkia s’mori masa, qytetari pastron plehrat ‘Te Pamja’

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.10.2025, 15:49

Disa ditë më parë, një qytetar denoncoi gjendjen skandaloze të mbeturinave në zonën e njohur si “Te Pamja” në Sauk. Pavarësisht paralajmërimit të qartë, bashkia nuk bëri asgjë. Asnjë pastrim, asnjë reagim vetëm heshtje si gjithmonë.

I lodhur nga indiferenca e atyre që paguhen për të mbajtur qytetin në rregull, një tjetër qytetar vendosi të marrë fatin në duar. Me familjen e tij bashkëshorten dhe fëmijët ai shkoi dhe pastroi vetë hapësirën. Për më tepër ai la dhe një koment në postimin etonë ku ftoi dhe bashkëqytetarë të tjerë për të pastruar plehrat por që pa sukses.

Gjatë pastrimit humbi edhe një kreher, të cilin më vonë u kthye për ta marrë por nuk e gjeti, nëse ndonjë nga banorët e ka gjetur dhe marrë duhet t'ia kthejë të zotit si një shenjë falenderimi. Për qytetarin, kjo është një thirrje e qartë: nëse të gjithë bashkohemi, mund të bëjmë vendin tonë më të pastër.

Ky veprim flet më shumë se çdo raport ose letër zyrtare: kur bashkia nuk vepron, qytetari merr përgjegjësinë. Dhe ndoshta pikërisht kjo duhet të shqetësojë ata që paguhen për të mbajtur qytetin në rregull.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit