Dy trena ekspres që udhëtonin në drejtime të kundërta u përplasën ballë për ballë mëngjesin e sotëm në qytetin e Roznavës në Sllovaki.
Incidenti ndodhi rreth orës 10:00 të mëngjesit, në vendin ku dy shinat bashkohen në një pistë të vetme, sipas institucioneve hekurudhore dhe autoriteteve lokale. Sipas autoriteteve të dy trenat kishin rreth 80 pasagjerë në total, 20 prej të cilëve morën lëndime.
Dy persona janë në gjendje kritike, ndërsa të tjerët kanë pësuar lëndime të lehta ose mesatare.
Pamjet e publikuara tregojnë dëmtime të mëdha në pjesën e përparme të njërës lokomotivë dhe shtrirje të dëmtimeve e devijim të një pjesë të trenit tjetër nga shinat. Shërbimet e emergjencës ambulanca, zjarrfikësit dhe helikopterë shpëtimi u dërguan menjëherë në vendngjarje dhe spitalet lokale aktivizuan planet për trajtimin e emergjencave.
Qeveria dhe autoritetet hekurudhore kanë nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e përplasjes.
Shkrimi u mor nga TVA News!