Sylvinho e la jashtë kombëtares, Ernest Muçi bëhet baba për herë të parë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 13.10.2025, 14:00

Ernest Muçi, sulmuesi i Kombëtares, ka përjetuar momentin më të veçantë jashtë fushës së lojës: ai është bërë baba për herë të parë. Vajza e tij, e cila mori emrin Mei, ka sjellë gëzim dhe emocion në familjen e çiftit.

Lajmin e bukur e bëri të ditur partnerja e Muçit, Klea Verri, e cila më 10 tetor publikoi disa foto në rrjtete socile ku shprehu mirënjohjeje ndaj Zotit dhe duke shprehur lumturinë për këtë kapitull të ri në jetën e tyre.

Çifti është bashkë prej vitesh, me një histori që nis që kur Muçi luante për Tiranën në futboll dhe Klea kontribuonte te bardheblutë në basketboll.

Muçi këtë muaj mungoi te Kombëtarja për ndeshjet e tetorit pasi ftesa nga trajneri Sylvinho nuk erdhi. Shkëlqimi i tij në Turqi duket se nuk e ka bindur trajnerin edhe pse Muçi për tifozët kuqezi është një emër i veçantë, por pavarsisht kësaj mungese diçka edhe më e bukur po e priste.

Një “gol” i ri në jetë, jashtë fushës, që padyshim do të mbetet ndër më të veçantët për 24-vjeçarin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit