Policët s’pyesin për rregulla: Parakalime dhe shpejtësi mbi 100 km/h në tunelin e Murrizit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2025, 14:25

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një rast të rëndë shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor nga një mjet policie, i cili sipas tij ka lëvizur me shpejtësi 100–120 km/h në tunelin e Murrizit, ndonëse limiti në këtë zonë është 60 km/h.

Sipas qytetarit, makina e policisë ka kryer parakalime të rrezikshme edhe mbi vija të pandërprera, duke vijuar me të njëjtën sjellje edhe pas daljes nga tuneli deri në zonën e Tufinës, duke rrezikuar seriozisht jetën e drejtuesve të tjerë të automjeteve.

Qytetari thekson se mjeti nuk kishte sirenat ndezur për të treguar një emergjencë që mund të justifikojë shpejtësinë e lartë dhe shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor.

Ngjarja ngre shqetësime serioze mbi zbatimin e ligjit nga vetë strukturat që duhet ta garantojnë atë, si dhe rrezikun që sjellin veprime të tilla për sigurinë rrugore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit