Një ngjarje që në çdo qytet të botës do të ishte absurde ka ndodhur në Sarandë. Në qytetin bregdetar duket se, uniforma për policinë paska dalë nga moda. Tani policia bashkiake del në terren si në pushime: pa uniformë, por me gjithë autoritetin e botës për të gjobitur sarandiotët. Sepse, për çfarë të duhen simbolet e shtetit kur mjafton një bllok gjobash dhe pak vetëbesim?
Një qytetar i habitur ka dokumentuar “operacionin” dhe e ka dërguar denoncimin pranë JOQ Albania vendi ku sot bëhet më shumë drejtësi sesa në zyrë shtetërore. Pamjet tregojnë një zonjë që lëviz mes makinave si inspektore në mision të fshehtë, duke vendosur gjoba sikur të ishte duke shpërndarë ftesa për ndonjë event.
Ironia qëndron te fakti se, ndërsa qytetarët kërkojnë rregull, policia bashkiake në Sarandë kërkon rehati. E rëndësishme është që gjobat të shkojnë në vendin e duhur. Teksa qytetari e pyet ku e ke uniformën zonja me një qetësi i thotë se s’të mban uniforma sot ndoshta zonjën e mbanë Oltion Çaçi.
Çaçi kryebashkiaku që duket se e ka marrë Sarandën me filozofinë “më shumë relaks, më pak rregull”. Nën drejtimin e tij, policia bashkiake funksionon si në resort: kush të ketë qejf del, kush s’ka uniformë s’e ka problem, mjafton të ketë laps për gjoba.