Djali i Hashim Thaçit, Endriti: Momenti më i vështirë është kur mbaron takimi dhe duhet ta lëmë babin brenda

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.10.2025, 13:36

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endriti, ka ndarë disa momente personale nga vizitat që familja e tij bën në Hagë, ku po mbahet babai i tij.

Ai ka treguar se familja e viziton Thaçin çdo muaj, pasi kanë të lejuara deri në tri vizita mujore.

Endriti ka ndarë edhe copëza nga bisedat me të atin, duke dhënë një pasqyrë më njerëzore përtej zhvillimeve politike dhe gjyqësore.

“Diskutojmë për tema të ndryshme, për aktivitetet e tij ditore, për librat që lexon. Momenti më i vështirë është kur mbaron takimi, dhe ne duhet ta lëmë brenda. Dhimbje tepër e madhe,”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit