Skuterat BinBin ende në rrugë, qytetarët: Tanët u sekuestruan, pse jo të bashkisë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2025, 13:00

Pavarësisht vendimit për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të skuterave elektrikë në të gjithë vendin, disa qytetarë kanë raportuar raste ku skuterat me qira të bashkisë vazhdojnë të qëndrojnë në rrugë dhe të përdoren normalisht.

Ndërkohë që qytetarëve u janë sekuestruar skuterët privatë, ata ngrejnë shqetësimin se bashkia dhe operatorët që bashkëpunojnë me të, në këtë rast 'BinBin' nuk po i zbatojnë të njëjtat rregulla. Qytetarët e konsiderojnë këtë situatë si shfaqje të një standardi të dyfishtë dhe të padrejtë, ku ligji nuk zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë.

Sipas tyre, ndërsa mjetet personale po bllokohen nga policia, skuterët elektrikë të bashkisë qëndrojnë në rrugë dhe vazhdojnë të "rrezikojnë jetën e qytetarëve me aksidente", pa u prekur nga kontrollet.

Qytetarët kërkojnë që nëse ndalimi është i përgjithshëm, ai të zbatohet pa përjashtime, përndryshe, vendimi konsiderohet selektiv dhe i padrejtë.

Denoncimi 1:

Sikur sdo u lejonin me keto skuterat. Bashkia ende i ka, pashe njerez duke i perdorur

Denoncimi 2:

Na i sekuastruan skuterat tane ndersa bashkia ende i ka. Si mund te shpjegohet kjo? Policia e paafte, e ka të pamundur te sekuestroje cdo skuter, po na ndotin ambjentin. Nese ishin te afte te sekuestronin nje skuter te bashkise, pse jo te gjitha?

Denoncimi 3:

Po keta skuterat e bashkise BinBin pse ishin ne perdorim.

Denoncimi 4:

Pse duhet te jene akoma keto skuterat me leke apo keto jane te bashkis ?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit