Një aksident i rëndë rrugor është shënuar paraditen e sotme në fshatin Çiflig të Lushnjës, ku një furgon që transportonte turistë polakë është përmbysur në një kanal anës rrugës, ndërsa po udhëtonte drejt Beratit.
Nga të dhënat paraprake mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë së lartë, çka ka bërë që automjeti të dalë nga rruga dhe të përfundojë në kanal.
Në automjet ndodheshin gjashtë persona, ndërsa katër prej tyre janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i furgonit ndodhet në gjendje më të rëndë. Sipas denoncuesit, shoferi dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Mesazhi i qytetarit:
Në Lushnje një furgon me turistë na thanë, furgoni ka rënë në kanal, s’na dhanë informacione por disa që dëgjuam thoshin se ishte i dehur, nuk e di sa e vërtetë është.