Ndodh në Kosovë: Kandidati i vdekur votohet nga dhjetëra qytetarë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.10.2025, 10:12

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në komunën e Gjakovës gjatë zgjedhjeve lokale të së dielës, ku në listën zyrtare të kandidatëve për kryetar komune ka figuruar edhe emri i të ndjerit Nikollë Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Perkaj ka marrë 53 vota, pavarësisht se kishte ndërruar jetë disa muaj më parë si pasojë e një aksidenti rrugor.

Emri i tij mbeti në listat zgjedhore për shkak të afateve ligjore dhe procedurave zgjedhore që nuk lejuan përjashtimin pas ndarjes nga jeta.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar nga KQZ lidhur me këtë rast specifik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit