Inflacioni, shpenzimet e jetës rriten për 4 për qind

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.10.2025, 09:30

Shpenzimet e jetës janë rritur për 4%, në krahasim me meriudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas Entit Shtetëtror për Statistikë, rritja e shpenzimeve është në ushqimet dhe pijet joalkoolike për 4.3%, pijet alkoolike, duhanin me 9.0% , shpenzimet e kujdesit shëndetësor u rritën për 5%.

Raporti tregon se çmimet me pakicë u rritën 4.1 për qind në bazë vjetore dhe u ulën 0.7 për qind në bazë mujore. Qytetarët, nga ana tjetër, thonë se mezi mund t’ia dalin në muaj.

“Asgjë nuk është liruar, plus janë ngritur, ato janë ngritur madje, nuk janë zvogëluar. Pra e gënjejnë popullin, i gënjejnë qytetarët” “Çdo rritje e ha/rrëzon çmimin e uljes, për fat të keq. Nuk ka ulje, vetëm shtrenjtim.”

Eksperti ekonomik Faton Halili, paralajmëron një rritje prej 4% nga viti në vit të shpenzimeve të jetesës. Rritja e çmimeve, sipas tij, është rezultat i varësisë nga importi dhe mungesës së kapaciteteve të institucioneve për monitorimin e tregut.

“Maqedonia është vend që varet nga importi dhe kjo shkakton rritjen e çmimeve”, tha Faton Halili, Ekonomist.

Për të ulur shpenzimet e jetesës, Halili rekomandon rregullimin e tregut në mënyrë të natyrshme, rritjen e prodhimit vendas dhe forcimin e institucioneve në mënyrë që ata të monitorojnë dhe parandalojnë abuzimin e tregut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit