Prej më shumë se një jave, studentët e konviktit nr. 12 në Qytet Student jetojnë në kushte të papranueshme për shkak të ujërave të zeza.
Era e rëndë që përhapet në ambientet e jashmte të konviktit e ka bërë të pamundur hapjen e dritareve dhe zhvillimin normal të jetesës dhe studimeve.
Studentët thonë se kanë kërkuar ndihmë nga administrata dhe institucionet përkatëse, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim apo zgjidhje konkrete.
Ata apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme, duke theksuar se kushtet aktuale përbëjnë rrezik për shëndetin e tyre.
Kjo situatë rikthen në vëmendje problematikat e vazhdueshme të infrastrukturës në Qytet Studenti dhe nevojën për një plan serioz për përmirësimin e kushteve të jetesës në konvikte.
Denoncimi i studentit:
"Pershendetje ju lutem postojeni pak. 1 jav ka qe ka filluar fakulteti dhe kane plas ujrat zeza. Nuk mesojme dot nga era, nuk hapim dot dritaren. Ju lutem jeni shpetim per ne. Te qyteti studenti konvikti numer 12 nuk hapen dor dritaret nga ujerat e zeza. 1 jave ka qe ka filluar shkolla. Ju lutem ke skemi mar sna hapin tel. Vetem ju na shpetoni ju lutemi shume ne emer te studentave