“Të rregullosh shtratin çdo mëngjes mund të rrisë me 200% gjasat për t’u bërë milioner”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.10.2025, 23:23

Studime të fundit tregojnë se suksesi financiar nuk vjen vetëm nga idetë e mëdha apo fati, por nga zakone të vogla e të qëndrueshme që, me kalimin e kohës, sjellin ndryshim të madh.

Sipas socio-ekonomistit Randall Bell, një nga zakonet më të thjeshta si rregullimi i shtratit çdo mëngjes, lidhet me një rritje prej rreth 206% të mundësisë për t’u bërë milioner. Po ashtu, leximi për 30 minuta në ditë shoqërohet me 122% më shumë gjasa për sukses financiar, sipas analizave të publikuara nga AS USA.

Ekspertët theksojnë se sekreti nuk qëndron te veprimi vetë, por te qëndrueshmëria, disiplina dhe përmirësimi gradual. Zgjimi herët, planifikimi i ditës dhe aktiviteti fizik qoftë dhe për 15 minuta në ditë, janë disa nga zakonet që përsëriten shpesh në jetën e njerëzve të suksesshëm, sipas Advice for Life by Bird Advice.

Në thelb, këto sjellje nuk janë magji, por mekanizma të vogla që, të kombinuara, krijojnë strukturën e suksesit afatgjatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit