Sherr me thika dhe sende të forta në Tiranë, 4 persona përfundojnë në spital

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.10.2025, 20:10

Një sherr i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores në Tiranë, ku katër persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti që ka degjeneruar në përdorimin e thikave dhe sendeve të forta.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Efektivë të Komisariatit nr. 5 ndodhen në vendngjarje dhe kanë shoqëruar disa persona të përfshirë, ndërsa po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e incidentit.

Policia po punon për të zbuluar motivet e konfliktit dhe për të identifikuar të gjithë personat që kanë marrë pjesë në përleshje.

Në video momenti kur të plagosurit mbërrijnë te Spitali i Traumës:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit