Reagon Albin Kurti: Zgjedhje shembullore, tani koha për t’i numëruar e ruajtur votat

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.10.2025, 20:02

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas përfundimit të procesit të votimi.

Sipas Kurtit, sot me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratik

Postimi i plotë:

Sot, me qetësi e maturi, qytetarët e Kosovës dëshmuan edhe njëherë kulturën demokratike duke kaluar ditën e zgjedhjeve lokale me dinjitet e përgjegjësi.

Falënderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe kandidatët tanë nëpër komuna. Ky besim është forca jonë për të vazhduar me punë e përkushtim përpara.

Por, tash është koha e komisionerëve dhe vëzhguesve, të cilët jo vetëm i numërojnë votat, por edhe i ruajnë ato dhe vullnetin e shprehur të qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit