Miss Kosova: Flas dy gjuhë, të Shqipërisë dhe Kosovës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 12.10.2025, 17:50

“Miss Grand Kosova 2025”, vajza bjonde e quajtur Brikena Selmani ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale për shkak të një deklarate të pazakontë që ka lëshuar gjatë një interviste të dhënë në garën ndërkombëtare të bukurisë.

Gjatë prezantimit të saj, vajza u pyet se sa gjuhë të huaja mund të flasë, dhe ajo pa u menduar dy herë u përgjigj që di të flasë dy gjuhë, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Kush janë gjuhët që t’i di të flasësh,” e pyet moderatorja, -“Unë flas gjuhën e Kosovës dhe flas shqip gjithashtu!”, përgjigjet missi.

Kaq ka mjaftuar që në rrjet të shpërthejnë komentet dhe kritikat e publikut. Disa prej tyre e morën me humor deklaratën e vajzës, ndërsa të tjerë e justifikuan me faktin se ajo mund të ketë qenë e emocionuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit