Gruaja e kryeprokurorit të Fierit, e punësuar te “skifteri i Londrës” Dorian Puka

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.10.2025, 16:30

Në një skandal të rëndë që trondit sistemin e drejtësisë në Shqipëri, drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Elion Mustafaj, është përfshirë në një aferë me lidhje të forta ekonomike dhe shoqërore me subjekte të dyshuara kriminale. Sipas dokumenteve të Inspektoratit të Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurive, bashkëshortja e tij, Najada Ndreko Mustafaj, është e punësuar në kompaninë private amerikane “Puka LLC”, e krijuar dhe administruar nga shqiptari Dorian Puka, i dënuar dy herë në Angli për grabitje banesash dhe biznese. Kjo lidhje është vënë re që prej vitit 2020 në dosjen personale të Mustafaj, por ai ka vazhduar të mbajë detyrën, megjithë ligjin për dekriminalizimin dhe hetimet e kryera nga komisioni i vettingut.

Sipas të dhënave nga Pamfleti, bashkëshortja e krye-prokurorit jeton prej 13 vitesh në SHBA, ku është e punësuar edhe në kompanitë “JCPENNEY CORPORATION, INC, SA” dhe “LEGERE GROUP, LTD”, ndërkohë që në Shqipëri vazhdon të marrë pagesa nga dy kompani private, “Alba Konstruksion Shpk” dhe “Klodioda Shpk”, pjesë e grupit të biznesit “AFL Shpk”, i njohur për lidhjet me oligarkë dhe familjarë të ish-deputetëve të PS-së. Sipas burimeve, këto kompani janë përfshirë në dosjen e njohur si “Bankers”, që është hequr në mënyrë misterioze nga hetimet, ndërkohë që prokurori Mustafaj akuzohet për mbajtje peng të dosjes dhe heqje emrash të biznesmenëve qeveritarë.

Në fokus janë edhe akuzat serioze ndaj Elion Mustafaj, i cili përballet me 7 kallëzime penale për pazare me dosje, favorizim kriminalësh, korrupsion dhe zhdukje provash. Hetimet e mëtejshme pritet të sjellin zbulime të reja për mënyrën se si drejtuesi i Prokurorisë së Fierit ka përdorur pozicionin e tij për të mbrojtur interesa kriminale dhe biznesore, duke cenuar rëndë integritetin e sistemit të drejtësisë në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit