SI SOT/ Karçanaj e AKSHI-t dhe skandali i tenderit fiktiv! Si përfitoi Grigor Joti pa garë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.10.2025, 13:51

Më 12 tetor 2020 u denoncua një tjetër rast flagrant i korrupsionit në Agjencinë Kombëtare të Informacionit, ku drejtoresha Mirlinda Karçanaj është kapur duke dhënë tendera miliona lekësh në mënyrë të dyshimtë. Tenderi për “Blerje pajisje elektronike për Sistemin e Prokurimit Elektronik” u dha në mënyrë absurde pa asnjë garë reale, duke privilegjuar kompaninë INFOSOFT SYSTEMS të biznesmenit Grigor Joti.

Në këtë tender me procedurë “Kërkesë për propozim”, mori pjesë vetëm një kompani dhe fitoi me një ofertë që kapte 95% të fondit limit, duke vënë në dyshim seriozisht transparencën dhe ligjshmërinë e procesit. Kjo tregon qartë se fituesi ishte i paracaktuar dhe tenderi një farsë për t’i kaluar miliona lekë kompanive të përzgjedhura në mënyrë klienteliste.

Ky rast është një dëshmi e qartë e praktikave korruptive që po vazhdojnë në institucionet shtetërore, ku tenderat jepen jo për nevojat reale, por për të ushqyer interesa private, duke dëmtuar buxhetin publik dhe duke minuar besimin e qytetarëve te shteti, teksa institucionet e drejtësisë heshtin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit