Këto janë pamjet që tregojnë momentin kur një helikopter u rrëzua pranë plazhit Huntington Beach në Kaliforni, pasi pilotët humbën kontrollin gjatë fluturimit.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën pasdite, dhe helikopteri u rrëzua në një zonë të populluar mes një grumbulli me palma. Dëshmitarët kanë treguar për mediat e huaja se ai u rrotullua disa herë në ajër përpara se të përplasej me pemët që ishin në anë të rrugës, në afërsi të një hoteli.
Si pasojë e aksidentit pesë persona mbetën të lënduar, dy prej të cilëve ishin në helikopter dhe tre këmbësorë. Mes të lënduarve është dhe një fëmijë.
Ngjarja shkaktoi panik te të pranishmit, ndërsa sipas autoriteteve, helikopteri ishte pjesë e një aktiviteti bamirësie që pritej të zhvillohej të nesërmen. Shkaqet e aksidentit po hetohen nga FAA dhe NTSB, ndërsa gjendja e të plagosurve mbetet nën vëzhgim.
Këto janë pamjet që tregojnë momentin kur një helikopter u rrëzua pranë plazhit Huntington Beach në Kaliforni, pasi pilotët humbën kontrollin gjatë fluturimit.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) October 12, 2025
Ngjarja ka ndodhur të shtunën pasdite, dhe helikopteri u rrëzua në një zonë të populluar mes një grumbulli me palma. pic.twitter.com/dWEnvzI11K