Pas fitores ndaj Serbisë, ndalohet festa shqiptare në qendër të Shkupit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.10.2025, 12:03

Pas fitores historike të Kombëtares Shqiptare ndaj Serbisë me rezultatin 0-1 në Leskovac, autoritetet maqedonase në Shkup kanë vendosur të kufizojnë festimet e shqiptarëve vetëm deri te zona e qendrës tregtare “Mavrovasja”. Për herë të parë pas vitit 2001, flamuri kuqezi, festat dhe grumbullimet e shqiptarëve nuk u lejuan në qendër të Shkupit

Kjo ndalesë ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale dhe nga qytetarët, të cilët kërkojnë një sqarim publik nga Ministria e Punëve të Brendshme. “A janë shqiptarët të padëshiruar përtej Mavrovasjes?”, është pyetja që po qarkullon kudo, duke vënë në dyshim përkushtimin e institucioneve ndaj barazisë dhe bashkëjetesës ndëretnike.

Në një qytet që krenohet me multietnicitetin, vendosja e kufijve për festën pas një suksesi të tillë kombëtar shihet si provokim dhe përjashtim. Shqiptarët janë një pjesë e pandashme e Shkupit dhe Maqedonisë së Veriut, kanë kontribuar për dekada dhe meritojnë respekt, jo ndalesa simbolike që rrezikojnë bashkëjetesën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit