Serbët përplasen me shqiptarët dhe fshihen në banjot e lokaleve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 12.10.2025, 09:05

Pas fitores historike të Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskovac, festa e tifozëve shqiptarë në qytetin gjerman të Mannheim është shoqëruar me momente tensioni të lartë. Në një video të publikuar pas ndeshjes, shihen grupe shqiptarësh duke festuar me thirrje dhe sharje ndaj Serbisë, çka ka nxitur reagimin e tifozëve serbë që ndodheshin pranë zonës. Ata i janë kthyer me sharje dhe ofendime, duke e përshkallëzuar situatën.

Në vijim të videos, një grup tifozësh shqiptarë vrapon drejt serbëve, me qëllim për t’u përballur me ta. Por në vend të reagimit, serbët largohen me shpejtësi dhe disa prej tyre strehohen në banjot e lokaleve aty pranë, për të shmangur një përplasje të mundshme. Tensioni zgjati disa minuta, por nuk u regjistrua dhunë fizike. Ndërkohë, në stadiumin e Leskovacit, Shqipëria regjistroi një nga fitoret historike duke mposhtur Serbinë me rezultatin 1-0.

Goli i vetëm u shënua nga Rey Manaj në fundin e pjesës së parë, ndërsa skuadra e Sylvinhos tregoi pjekuri taktike në pjesën e dytë për të ruajtur avantazhin. Me këtë rezultat, kuqezinjtë renditen të dytët në Grupin K me 11 pikë dhe janë më pranë se kurrë kualifikimit në Botërorin 2026.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit