Policia arreston tifozin në Prishtinë! Shtiu me armë për të festuar golin e Shqipërisë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 12.10.2025, 01:08

Policia e Kosovës ka ndaluar një tifoz të Kombëtares shqiptare në Prishtinë, pasi e cilësojnë se festoi në mënyrë të rrezikshme pas golit të Rei Manajt ndaj Serbisë.

Sipas autoriteteve, gjatë entuziazmit të fitores së përkohshme, tifozi qëlloi me armë zjarri në ajër, në një video ekskluzive për JOQ, çka çoi menjëherë në ndërhyrjen e policisë.

Ndërkohë, atmosfera në të dy kryeqytetet, Prishtinë dhe Tiranë, është ndezur plotësisht me ngjyrat kuqezi, po ashtu në qytetet shqiptare në Maqedoni e Mal të Zi e Diasoorë. Tifozët u mblodhën në sheshe për të ndjekur ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë, e cila u zhvillua në Leskovac.

Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja plumbash, ndërsa pamjet nga zona tregojnë momentet pas incidentit.

Kjo përballje mes dy kombëtareve ishte me rëndësi të madhe, pasi është pjesë e kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit