Goli i Manajt tërbon serbët, thirrje në kor në stadium: Vritini shqiptarët!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11.10.2025, 22:16

Skena shqetësuese po raportohen nga stadiumi “Dubočica” në Leskovac, ku po zhvillohet ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë për Kualifikueset e Kupës së Botës.

Menjëherë pas golit të avantazhit të shënuar nga Rey Manaj, një pjesë e tifozëve serbë kanë shpërthyer në thirrje alarmante, duke brohoritur “Vrite, vrite shqiptarin!”, thirrje të rënda këto që kanë nxitur reagime në rrjetet sociale.

Përveç thirrjeve, në tribunat e stadiumit është shfaqur edhe një banderolë me hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb, një provokim i hapur që bie ndesh me rregullat e UEFA-s dhe mund të sjellë pasoja serioze disiplinore për Federatën e Futbollit të Serbisë.

Sipas mediave të pranishme në terren, atmosfera në stadium mbetet shumë e tensionuar, ndërsa forcat e sigurisë janë në gatishmëri të lartë për të shmangur incidente të mundshme.

Ndërkohë, ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes, dhe Shqipëria vijon të jetë në epërsi. Kuqezinjtë po kërkojnë të ruajnë rezultatin historik përballë Serbisë në tokën e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit