Në ndeshjen që po zhvillohet aktualisht në Leskovac mes Shqipërisë dhe Serbisë, e vlefshme për Kualifikueset e Kupës së Botës, janë dëgjuar thirrje provokuese nga një pjesë e tifozëve vendas.
Rreth minutës së 16-të të takimit, në tribuna kanë nisur koret “Kosova është Serbi”, të cilat janë dëgjuar për disa minuta rresht. Pamjet dhe raportimet nga terreni tregojnë se korret janë bërë nga disa sektorë të stadiumit.
Sipas rregullores së UEFA-s, thirrje të tilla konsiderohen sjellje diskriminuese dhe mund të sjellin masa disiplinore ndaj federatës organizatore.
Për këtë përballje janë marrë masa të rrepta sigurie në dhe rreth stadiumit “Dubočica”, ndërsa ndeshja po vijon nën tension, me praninë e madhe të forcave policore dhe patrullave të shumta në çdo hyrje të stadiumit.