Ballisti poston nga Prizreni: “Në kryeqytetin e shqiptarisë!”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.10.2025, 20:53

Ndërsa atmosfera për ndeshjen Serbi–Shqipëri është ndezur në gjithë rajonin, një nga figurat e njohura të tifozërisë shqiptare, Ballisti, ka bërë një postim simbolik nga Prizreni.

“Në kryeqytetin e SHQIPTARISË!!!” – ka shkruar ai në rrjetet sociale pak minuta para startit të sfidës në Leskovac, duke shoqëruar statusin me flamurin kombëtar.

Postimi ka marrë menjëherë shumë reagime nga ndjekësit, në një mbrëmje ku emocionet dhe ndjesitë kombëtare janë në kulm gjatë përballjes së zjarrtë Serbi–Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit