Dardanët barazojnë me Slloveninë, banderola e shfaqur tërbon serbët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 11.10.2025, 17:38

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë, vëmendjen nuk e mori vetëm loja në fushë dhe barazimi i cili mund ti çoj drejt Botërorit 2026, por edhe një banderolë që u shfaq në tribunë.

“90 minuta futboll? Ne i mbijetuam luftës”, shkruhej në të, mesazh i drejtpërdrejtë, i thjeshtë, por i mbushur me kujtesë historike e krenari kombëtare. Për shumëkënd, ishte një mënyrë për të rikujtuar se për popullin e Kosovës, futbolli nuk është thjesht lojë, është simbol qëndrese.

Në Serbi, reagimi ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Banderola u quajt “skandaloze” dhe “provokuese”, me tone që tregonin se kujtimet e së kaluarës ende nuk janë shuar. Aty ku tifozët kosovarë panë dinjitet dhe kujtesë, në anën tjetër u pa sfidë.

Në Prishtinë, tifozët e shohin këtë si një kujtesë të së kaluarës që ende lë gjurmë, ndërsa përtej kufirit, mesazhi është interpretuar si provokim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit