Qytetari: Mungesa e infrastrukturës në Zall-Bastar rrezikon jetën e fëmijëve

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 11.10.2025, 15:45

Një banor i Zall-Bastarit, një fshat turistik vetëm pak kilometra nga Tirana, ka ngritur alarmin për mungesën e kushteve bazë dhe rrezikun e përhershëm që përbën lumi në këtë zonë gjatë reshjeve. Sipas denoncimit, fëmijët po ngelen pa shkollë, prindërit pa punë, ndërsa banorët rrezikojnë jetën sa herë bie shi.

Ura në qendër të fshatit, e cila duhet të lidhë komunitetin me pjesën tjetër të zonës, përshkruhet si e rrezikshme dhe në gjendje të rëndë, pavarësisht pamjes së jashtme që duket e bukur.

Qytetari denoncon se një fëmijë ka rrezikuar të mbytet teksa përpiqej të kalonte lumin gjatë një shiu të rrëmbyeshëm. Ai vetë tregon se gjatë një vizite në fshat, u rrëmbye nga lumi ndërsa kalonte me motor. Sipas tij, situata përsëritet çdo herë që bie shi dhe kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të parandaluar tragjedi të mundshme.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ. Unë jam një banor i fshatit turistik të Tiranës, vetëm pak kilometra nga Tirana, Zall-Bastar, ku fëmijët po ngelin pa shkollë, baballarët po ngelin pa punë. Aty ku fëmijët rrezikojnë jetën kur bie shi, lumi është tepër i fuqishëm. Ju lutem, bëjeni publik këtë postim. Ura e Zall-Bastarit, në qendër të Zall-Bastarit, ku zemra duket e bukur, po brenda është shumë shëmtuar. Bëjeni publike këtë situatë. Një fëmijë desh humbi jetën. Po binte shi dhe, duke u munduar të kalojë lumin. Unë personalisht, kur erdha me pushime, duke kaluar me motor, më mori lumi. Po raste të tilla ka gjithmonë, sa herë bie shi edhe kur dikush mundohet të kalojë, rrezikon jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit