Spitali i Durrësit nuk ka as karroca për invalidët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 11.10.2025, 16:45

Në një denoncim për redaksionë e JOQ Albania, një qytetar ka treguar me pamje kushtet në të cilat është ka degraduar Spitali i Durrësit, i cili siç mund të shihet nuk ka as karroca të rregullta për pacientët që nuk kanë mundësi të ecin.

Karroca që prezantohet në pamje është e pavionit të Ortopedisë dhe në njëri krah rrotat e saj janë në disqe, ndërsa në krahun tjetër gomë ka vetëm rrota e pasme.

Qytetari thotë se teksa pyeti infermieret për një karrocë më të mirë, ato i thanë se nuk ka dhe me këto pajisje lodhen çdo ditë duke shtyrë pacientët. Hyrja dhe anëtarësimi në Evropë më këto kushte është i pamundur, thotë qytetari.

Ta shikojë pak ai Edi Rama nëse do të hyjë në Evropë me këto karroca. Kjo është karrocë për të hipur të sëmurët. E shikon çfarë bëhet. Kjo është turp të të shikojë kush pazarit me të se paraqet figurën e shtetit jo... dhe kjo është karroca më e mirë, por e them edhe një herë,” shkrehet qytetari.

Pamjet flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për më shumë koment.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit