Pas disa muajsh lufte shkatërrimtare, zërat e ezanit dhe lutjet e qeta u rikthyen në Gaza. Në xhumanë e parë pas shpalljes së armëpushimit, qindra besimtarë palestinezë u mblodhën jo në xhami, por mbi rrënojat e tyre. Ata falën në mes të pluhurit, gurëve dhe kujtimeve të shkatërruara një akt i fortë besimi dhe qëndrese, përballë një përpjekjeje brutale për t’u zhdukur.
Pavarësisht se mbi 960 xhami janë shkatërruar nga ushtria izraelite shumica prej tyre krejtësisht banorët e Gazës nuk u ndalën. Në lagje të goditura rëndë, në çdo cep të qytetit, u shfaqën pamje të njerëzve që falnin në heshtje, me sytë nga qielli, duke e kthyer çdo rrënojë në një vend të shenjtë. Zërat e Kuranit mbuluan për herë të parë zhurmën e bombave.
Në rrënojat e xhamisë së vjetër "Omeri", u krye edhe ceremonia e varrimit për disa prej drejtuesve të vrarë të rezistencës. Të pranishëm ishin edhe luftëtarë të “Kataibe al-Kassam”, në një shfaqje që analistët e lexojnë si një mesazh, Gaza është plagosur, por nuk është thyer. Përmes lutjes dhe qëndresës, ajo vazhdon të jetojë.