Një qytetar që kishte dalë për shëtitje në kodrat rreth fshatrave të Tiranës ka mbetur i habitur me mënyrën e trajtimit të mbeturinave në zonat rurale.
Në një video të dërguar për redaksinë tonë, ai thotë se tashmë vendi ynë nuk duhet të quhet më “Shqipëria Turistike”, por “Shqipëria Pleristike”, duke e vendosur theksin te papastërtia që ka përfshirë zona të tëra.
Tashmë Tirana është në një kolaps të vërtetë mjedisor, pasi përveç koshave plot me mbeturina nëpër lagje, plehrat kanë pushtuar edhe kodrat në zonat rurale. Nga ana tjetër kapacitet e landfillit të Sharrës, ku sot duhet të ishte një incenerator qindra milion euro që sot nuk egziston, prej kohësh janë ezauruar, duke ngritur nevojë për gjetjen e një venddepozitimi të ri.
Deri kur ky vend të gjendet, mbeturinat duket se do të vijojnë të luhen rrugëve, njëjtë si në këtë rast fatkeqësisht.